Krejt çka ndodhi në takimin konsultues të Thaçit me partitë politike

24 korrik 2017 19:02

Pesë ditë pa përfunduar afati kohor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, presidenti Hashim Thaçi, ka njoftuar se seanca e parë e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht.

Këtë vendim, ai nuk e bëri të ditur në takimin konsultativ me partitë politike, por përmes një komunikate për media, pas përfundimit të këtij takimi.

Takimin e presidentit Thaçi me partitë politike e bojkotuan Vetëvendosje, koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa dhe Lista Serbe.

Vetëm koalicioni PAN i është përgjigjur ftesës së presidentit, duke përfshirë edhe përfaqësues të partive të minoriteteve.

Përfaqësuesi i PDK-së në këtë takim, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat dhe është i gatshëm për seancën konstituive.

Pal Lekaj nga AAK-ja kritikoi partitë që refuzuan takimin e sotëm me presidentin.

Ky qëndrim i Lekajt ndaj partive që nuk morën pjesë në këtë takim, solli edhe reagimin e presidentit Thaçi.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, kërkoi ta ftojë administratën e Kuvendit që të bëhen përgatitjet për këtë seancë.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të caktuar rendin e ditës së seancës konstituive të Kuvendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme