Arbëri

Vuçiq: Sa të jetë Kurti, s’ka gjë nga dialogu në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “e ka shpallur” të dështuar procesin e dialogut. Dhe sipas tij, fajtor për këtë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një intervistë për televizionin "Pink", të enjten mbrëma, përcjell “B92”, ka “kërkuar edhe ndihmë” nga shtetet perëndimore.

“Kërkoj nga fuqitë që e mbrojnë të na ndihmojnë, ta frenojnë e ta mbushin mend Albin Kurtin”, theksoi ai.

Sipas tij, nuk ka gjë as nga dialogu në Bruksel.

“Në Bruksel nuk ka dialog derisa të jetë Kurti, njeriu ka vendosur të mos dialogojë”.

Vuçiqi tha se është “i gatshëm të shkojë çdo herë për bisedime, por se sipas tij, nuk di për çfarë të flasë.

Ka folur edhe për kërkesën e Perëndimit që Serbia t’i vë sanksione Rusisë.

Përsëriti se nuk do ta bëjë këtë.

Gjatë ditës së enjtes, për të disatën herë, kryeministri i Kosovës Kurti akuzoi Vuçiqin për dështim të takimit të planifikuar për 19 korrik. Kurti tha se Vuçiqi me qëllim edhe po e vonin krijimin e Qeverisë në mënyrë që të mos i vë sanksione Rusisë.