Murati: Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët Foto: Koha / arkivi

Murati: Blerja e sigurimit për veturë po irriton mërgimtarët

24 korrik 2017 09:32

Me ndërtimin e një pike të re doganore do të ketë lehtësi dhe mërgimtarët nuk do të presin më gjatë. Kështu i ka thënë Radio Kosovës ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati.

Ministri në detyrë Valon Murati është pyetur nga dëgjuesit mërgimtarë se pse punimet në ndërtimin e pikës së re doganore kanë filluar pikërisht gjatë kohës së fluksit të mërgimtarëve.

Ai është përgjigjur se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kushteve klimatike që gjatë verës janë më të favorshme.

Po ashtu pagesa e kartonit të gjelbër është një element që shton pritjet e mërgimtarëve.

“Kjo irriton njerëzit dhe rëndon këtë situatë”, ka thënë ndër të tjera ministri në detyrë i Diasporës

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme