Arbëri

Haradinaj: Kurti po i vjedh njerëzit në buxhetin familjar

Descriptive Text

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit aktual duke thënë se Albin Kurti po shkakton humbje dhe se sipas tij, po i vjedh qytetarët e Kosovës.

Haradinaj në emisionin “Desku” në KTV, të enjjten, theksoi se Qeveria po ndan para për kategori të ndryshme, por jo për policët, mjekët e mësuesit, që kanë edhe paga të vogla.

Sipas tij, Qeveria ka në buxhet para të mjaftueshme për të ndërmarrë shumëçka që nuk po e bën.

“Ai është duke e bë një veprime të rëndë. Ai në raste të caktuara po gjen mënyra me e përkrahë me shtesa ose me 100 euro që ka qenë kërkesa e jona ën vazhdimësi, por kur ja kanë dhënë 100 euro policit apo mësuesit apo mjekut. Ky është duke e bërë një vjedhje ndaj njerëzve, duke i vjedhë njerëzit me buxhetin familjar. Nuk e ka këtë të drejtë. Buxhet ka mjaftueshëm, ky ka para mjaftueshëm, kjo është e dhimbshmja te qeverisja”, tha ai.

Haradinaj tha se Lëvizja Vetëvendosje krenohet me mosharxhimin e buxhetit të një komune, kur sipas tij, kjo e shtyn ekonominë në suficit. Ai tha se paratë, që do të mbesin nga buxheti i ndonjë komune nëse nuk humbin, do të shpërndahen si pako sociale këtë vit nga Qeveria. Kjo, tha Haradinaj, nuk është në rregull të bëhet.

“Në të kaluarën krenoheshin në VV se nuk e ka harxhuar një kryetar i komunës buxhetin dhe u mendojke se është i mirë se i ka ruajtur paratë. Por, ato para ruhen nëse i ke dërguar në destinacionin e duhur, nëse nuk e ke dërguar në destinacion, ato para humbin në vlerës e vet sepse ato janë paraparë për këtë vit, shkaktojnë minus ekonomik, në qarkullim ekonomik. Jam i bindur se do kemi suficit, do mbesin paratë për vitin tjetër ose do të detyrohet t’i shkepë në pako sociale sa më shpejtë”, përfundoi Haradinaj.