Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ballkani Perëndimor i bashkuar në idenë e anëtarësimit në BE

Bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç në integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Kështu u tha në konferencën ndër-parlamentare me temën “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”, që po mbahet në Prishtinë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ua ka përcjell të gjitha vendeve të Ballkanit, anëtareve të Parlamentit Evropian, mesazhin se stabiliteti në Kosovë nuk është vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm për sigurinë dhe lëvizjen e lirë në rajon dhe më gjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik është kyç për një vend, i cili aspiron integrimin në BE, derisa lidhja e popujve, e shteteve në mes vete, lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe fuqisë punëtore është dosmosdoshmëri e kohës..

“Pa dyshim se, zhvillimi i infrastrukturës rrugore, energjetike dhe i telekomunikimeve është faktor kyç në zhvillimin ekonomik të një vendi, i cili aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është një element thelbësor në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkencor, kulturor, në lëvizjen e lirë të qytetarëve etj. Ky bashkëpunim, i cili çdo ditë e më shumë po zgjerohet dhe thellohet, mbetët prioritet kyç edhe për Kosovën”, citon kp të ketë thënë Haliti.

Ai shtoi se tashmë Kosova ka bërë disa hapa konkretë në ndërtimin e rrugëve që e lidhin me vendet e rajonit, siç është ajo me Shqipërinë, kurse janë në proces edhe ajo me Maqedoninë, Serbinë dhe me Malin e Zi.

Duke folur për temën Procesi i Berlinit, agjenda lidhëse, Rrjetet Trans-Evropiane, Jozo Rados, eurodeputet dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme ka përmendur problemet që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se pavarësisht kësaj të gjitha këto vende janë të unifikuara duke pasur një qëllimi të përbashkët, integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, në dy vitet e fundit të gjitha këto vende, pos Maqedonisë, kanë bërë progres në këtë drejtim, por çështjet të pazgjidhura themelore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërshtetërore ende nuk janë zgjidhur.

Sipas eurodeputetit Rados nuk mund të zgjidhen problemet vetëm në njërin shtet, pa pasur ndikim në situatën në shtetin tjetër.

Ndërsa, Gazmend Turdiu, zëvendës sekretar Gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal ka thënë se Këshilli i ka rëndësi të madhe në implementimin e strategjisë 2020, e cila ka për qëllim që ta fuqizoj bashkëpunimin rajonal në fusha të ndryshme në mënyrë që të ketë gjithëpërfshirje të të gjitha parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Turdiut, strategjia ka 11 targete përmes së cilave matin të arriturat në rajon. Ai tha se rajoni është duke përparuar në të bërit biznes, porse ka bërë shumë pak progres në zbutjen e papunësisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë deputetë nga Parlamenti Evropian, Parlamenti i Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, ndërsa Serbia nuk mori pjesë.