Arbëri

Lirohet nafta për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njoftoi se të dielën, çmimi i naftës do të jetë 1.75 euro për litër, i benzinës 1.69 për litër, e i gazit 0.78 euro.

Sipas Ministrisë, këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme, derisa të hënën në orën 10:00.

Çmimi i naftës u ul për 1 cent nga ai i së shtunës, ku ishte 1.76 euro.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.