Banorët e Shipitullës kërkojnë shpronësim real – përndryshe nuk i lirojnë pronat

22 korrik 2017 20:14

Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, janë të bindur për të mos i lëshuar pronat e tyre, nëse ato nuk vlerësohen në bazë të çmimit të tregut.

Nëse Qeveria nuk do të arrijë të kryejë shpronësimin e tetë shtëpive në këtë fshat, Kosova pas 1 muaji mund të përfundojë në kolaps energjetik, pasi që KEK-u nuk ka ku të kryejë mihje, raporton KTV.

Kusht tjetër i këtyre banorëve është edhe punësimi i një anëtari nga secila familje në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë që u mbajt të premten, nuk është miratuar kërkesa e KEK-ut që të nisë evakuimi urgjent i një pjese të shtëpive për të nisur nxjerrja e thëngjillit, u vendos që kjo të bëhet përmes Ligjit të shpronësimit.

Në këtë pjesë do të shpronësohen 120 hektarë për të ndërtuar fushën e mihjes së re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme