Deklaratat e Haraqisë ngjallin reagime brenda LDK-së

22 korrik 2017 19:03

Deklaratat e Astrit Haraqisë dhënë mbrëmë në “Interaktiv, kanë ngjallur reagime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për kryeministrin në largim, Isa Mustafa, matrapazë të kontaktuar janë ata që po flasin për rugovizmin.

“Matrapazët e kontraktuar po duan t’ia shesin opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social, Facebook”.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët për të bërë koalicion qeverisës, qoftë me PAN-in apo VV-në dhe se të gjithë e dinë që ai do ta refuzojë çdo bashkëpunim me PDK-në.

Pas këtij reagimi, Mustafës i është kundërpërgjigjur ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, duke thënë që ai ka dënuar të gjithë brenda partisë të cilët nuk mendojnë njëjtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme