Arbëri

BE-ja i njeh certifikatat kosovare të COVID-19

Bashkimi Evropian njoftoi se nga e enjtja do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit, testimit dhe të shërimit të lëshura nga institucionet e Kosovës për COVID-19.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së, të lëshuar të enjten, thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”.

Ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve pozitive me koronavirus. Të enjten, nga 986 teste, 149 rezultuan pozitive, gjersa në 24 orët e fundit u shëruan 43 persona, ndërsa u vaksinuan 57 të tjerë.