Arbëri

Parashikimi i motit: Pritet shi e shkarkime rrufesh

Foto: Alban Bujari / KOHA

Mot me diell dhe vranësira të pakta, që gjatë pjesës së dytë të ditës ka mundësi të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh, do të mbizotërojë të enjten (sot) në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 29 dhe 34.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë të rrezeve ultravioletë.

Këshillohet që të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit.