Arbëri

Vetëvendosja e SHIK-ut, s’është e interesuar ta marrë pushtetin - thotë Haraqija

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka shprehur bindjen se kjo parti nuk ka asgjë të përbashkët me Vetëvendosjen.

Prandaj, sipas tij, LDK-ja nuk duhet të bëjë koalicion me partinë e Visar Ymerit.

“Asgjë nuk na lidh me Vetëvendosjen”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Madje, ai ka shprehur bindjen se Vetëvendosje nuk është as e interesuar që ta marrë qeverinë, siç ka thënë ai, në këtë kohë pa kohë.

“Jam i bindur për këtë”, ka thënë Haraqija.

Haraqija ka ripërsëritur bindjen e tij se “Vetëvendosje është produkt i SHIK-ut dhe PDK-së”.

“është si aso fëmije që të del prej kontrolle”, ka thënë ai.