Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rehatimi i bashkëpartiakëve në MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme ka futur nën kupolën e saj edhe njerëz me funksione partiake.

Blerim Xhemajli në muajin mars është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, shkruan sot Koha Ditore, në pjesën e dytë të serisë së shkrimeve për skandalet në MPJ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pra, partisë në të cilën nënkryetar është ministri Hoxhaj dhe komunës nga e cila është po ky ministër.

Në janar të këtij viti, Xhemajli ishte vënë në pozitën e drejtorit të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në MPJ.

Para se ta merrte këtë pozitë, ishte pjesë e misionit diplomatik të Kosovës në Mal të Zi. E ka mbajtur funksionin e drejtorit, ani se neni 17 i Ligjit për shërbyes civilë precizon se nëpunësit civilë nuk mund të mbajnë pozita drejtuese në parti politike dhe të jenë aktivë politikisht.

Rasti tjetër nuk përbën rrëfim 1 prilli. Në këtë datë të 2017-s, një depoist i Qeverisë ka nisur karrierën diplomatike, në një gradë të nivelit të lartë – “Sekretar i parë”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

(Në numrin e gazetës së të hënës do të lexoni: Si e dëmtuan imazhin e Kosovës ne veprime skandaloze të afërmit e politikanëve që janë dërguar në misione jashtë vendit?. Çfarë reagimesh brenda MPJ-së dhe nga shoqëria civile ka nxitur praktika e punësimeve, gradimeve dhe emërimeve të jashtëligjshme?)