Arbëri

KMDLNj: Mungesë e vullnetit politik për t’u zgjidhur çështja e Kartonit të Gjelbër

Përfaqësues të KMDLNj – së, në kuadër të projektit Kartoni i Gjelbër dhe Diaspora takuan Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit në bisedimet për kartonin e gjelbër, njofton kumtesa nga KMDLNJ, transmeton Koha.net.

Në kuadër të takimit KMDLNj u interesua për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe zbatimin e Marrëveshjes më shtetin e Serbisë dhe Pacolli pohoi se marrëveshja po realizohet në plotëni.

Gjithashtu, u bisedua edhe për vështirësitë, kriteret dhe mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, e cila nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.

Nga ky takim u konstatua edhe një mungesë e vullnetit politik për shtyrë më shumë drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim.