Papunësia, problem kryesor i të rinjve

Papunësia, problem kryesor i të rinjve

21 korrik 2017 10:43

Sot në Gjilan konferenca njëditore me temën “Roli i të rinjve në zhvillimin lokal”.

Në konferencë po marrin pjesë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe Gloria La Cava, koordinatore për të rinjtë për praktikën globale të Bankës Botërore, kryetarët e komunave të regjionit lindje, përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësues të të rinjve, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në hapjen e konferencës, Lutfi Haziri, ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar për Gjilanin, në zgjidhjen e problemeve të të rinjve.

“Papunësia mbetet problem dhe shqetësimi kryesor i të rinjve. Kosova ka popullatën më të re në moshë në Europë, ku mesatarja është 28 vjet, ndërkaq fakt është që 92 për qind e të rinjve deri në moshën 16 vjeçare nuk kanë udhëtuar më larg se në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ata mbeten mosha më e izoluar, njëherësh potencialisht të përgatitur për treg të punës”, tha Haziri.

Ai theksoi se nga konferenca e sotme do të ketë diskutime interesante në këtë panel të gjerë, duke shtuar se rekomandimet e nxjerra në fund do të jenë tejet të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve të të rinjve në këtë regjion.

Gloria La Cava, koordinatore për të rinjtë për praktikën globale të Bankës Botërore, tha se sot më shumë do të dëgjoj përvojat e Komunës së Gjilanit dhe regjionit, bizneseve dhe përfaqësuesve të të rinjve.

“Fokusi i sotëm do të jetë në qeverisjen lokale në fuqizimin e funksioneve të tyre për fuqizimin e rolit të të rinjve. Arsyeja që sot jemi këtu është se problemet dhe zgjidhjet adresohen dhe arsyetohen më së miri në nivel lokal”, tha përfaqësuesja e Bankës Botërore, Gloria La Cava.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme