Arbëri

Kosova konfirmon përkushtimin për rrugën drejt integrimit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj mabjti një ligjeratë për studentët në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare, në Kosovë.

Ahmetaj aty foli për procesin e integrimit Evropian të Kosovës dhe procesin e zgjerimit të bashkimit Evropian (BE). Sipas njoftimit të zyrës së Ministres, pasi që, studentët ishin nga vende të ndryshme të botës, dhe jo vetëm nga BE-ja, Ahmetaj më në detaje foli edhe për funksionimin e Bashkimit Evropian. Si funskionojnë institucionet e BE-së, cilat janë strukturat dhe programet e BE-së për të përkrahur anëtarësimin e shteteve aspirante.

“Marrë këtë për bazë, Kosova ka vazhduar me hovin dhe potencialin e vetë të faktorizohet dhe kontribuoj në anëtarësimin në nisma rajonale dhe ndërkombëtare. Poashtu, duke u përfshirë në dialogun e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka arritur të avancojë me agjendën Evropiane, njëkohësisht duke plotësuar kriteret teknike dhe politike në këtë drejtim. Një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, krahasuar me rajonin, Kosova ka pasur sukses të madh me implementimin e saj dhe ka arritur të krijojë dhe funskionalizojë strukturat kyçe që do t’i kontribuojnë implementimit të MSA-së, në këtë mënyrë parashihet që Kosova, maksimalisht të përfitojë nga MSA”, thuhet në njoftimin për media të MIE-së.

Ministrja ahmetaj i ftoi studentët ndërkombëtarë që të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Kosovë edhe pas përfundimit të këtijë programi veror, dhe të jenë zë i realitetit me rininë dinamike që ka, sikurse edhe zhvillimit të vrullshëm social që është duke kaluar Kosova.

për studentët vendorë, minsitrja Ahmetaj përqoi porosinë se institucionet janë maksimalisht të përkushtuara për të plotësuar kriteret të cilat janë përgjegjësi e tyre dhe e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

Akademia Verore Ndërkombëtare, është organizim i Qendrës Kosovare për Diplomaci, në bashkëpunim me Kolegjin Universum. Ndërsa, pjesëmarrës ishin 53 studnetë nga 27 shtete të ndryshme si: SHBA, Angli, Skoci, Gjermani, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Luksemburg, Letoni, Irlandë, Itali, Kanada, Meksikë, Brazil, Japoni, Kolombi, Zvicërr, Belgjikë, Poloni, Ceki, Hungari, Kroaci, Bahrein, Ukrainë dhe Nigeri.