Arbëri

Tenderi i veturave të MPJD-së hetohet nga njësia e krimeve ekonomike

Tenderi për blerjen e veturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin raportoi KOHA se ka dyshime për dallavere, është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Burime brenda Ministrisë i kanë thënë KOHËS se të premten e kaluar, më 27 maj, zyrtarë të krimeve ekonomike u kanë dërguar thirrjet për intervistim zyrtarëve të përfshirë në këtë aktivitet prokurimi, përfshirë edhe kabinetin e ministres Gërvalla.

Lidhur me këtë, KOHA ka pyetur në MPJD dhe Policinë e Kosovës, por, deri momentin e publikimit të lajmit, nuk kanë ofruar përgjigje.

Ministria e Jashtme i çoi 300 mijë euro në vetura përmes një aktiviteti të dyshimtë prokurimi

Tenderi për blerjen e veturave në MPJD (2): Pazari u bë në Ambasadën e Kosovës në Zagreb

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte kontraktuar fundvitin e kaluar vetura në vlerë prej 157 mijë e 279 eurosh, nga 300 mijë euro sa ishin zotuar për misionet diplomatike dhe konsullore. Por, mbështetur në dokumentacionin që ka publikuar KOHA, ky proces prokurimi është shoqëruar me parregullsi dhe ka dyshime edhe për ndërhyrje në dosjen e tenderit, të cilën fillimisht kishin refuzuar ta nënshkruanin zyrtarët përgjegjës. Po ashtu ka munguar kërkesa nga misionet diplomatike dhe konsullore për t’u furnizuar me vetura.