Arbëri

Senatori McCain diagnostikohet me kancer në tru

Senatori amerikan John McCain, i nominuari i republikanëve për president në vitin 2008, dhe i njohur për pavarësinë e tij politike për më shumë se 3 dekada në Senat, është diagnostikuar me formë agresive të kancerit në tru, njoftoi zyra e tij, raporton KTV .

Ligjvënësi 80 vjeçar dhe ish-pilot, i cili u rizgjodh për mandatin e 6 në Senat në nëntor është duke u rikuperuar nga sëmundja në shtëpinë e tij në Arizona, prejse i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në klinikën Mayo në Phoenix, të premten e shkuar për të hequr gjakun i cili i ishte grumbulluar mbi syrin e majtë, thuhet në njoftim.

Analizat e indeve pas operimit kanë zbuluan kancer në tru i njohur si glioblastoma.

Mjekët e McCain kanë thënë se rikuperimi i tij nga operimi po shkon shumë mirë dhe përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore është e jashtëzakonshme.

E bija e tij, Meghan, tha se familja ishte tronditur nga diagnoza por se babai i saj është i qetë dhe me vetëbesim sa i përket betejës kundër kancerit.

Ish-presidenti Barack Obama i cili e mposhti McCainin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ka reaguar lidhur me lajmin duke thënë se senatori McCain është ‘hero amerikan dhe njëri prej luftëtarëve më të guximshëm që ka parë’.

“Kanceri nuk e di se me kë është ngatërruar. Çoje në djall John” ka thënë Obama.

McCain vizitoi Kosovën dhe Shqipërinë në prillin e këtij viti.

Në Kosovë ai mbajti një fjalim në Kuvend e u takua me zyrtarët më të lartë të vendit.

{gallery}