Arbëri

Molliqaj bën të ditur kushtin e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje thotë se qëndrimi i saj është se nuk do të pranojë të futet në ndonjë qeveri nëse Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër.

Ish-sekretari organizativ i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tash deputet i zgjedhur, ritheksoi se ky nuk është vendim i partisë, por i qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, votuan për ndryshimin.

“Nuk ka asnjë kuptim të vetëm që Lëvizje Vetëvendosje të marrë pjesë në një qeveri ku nuk e ka kryeministrin”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së .

“Nuk përjashtoj asgjë përveç që përjashtoj vetëm që Vetëvendosje nuk shkon në koalicion me PAN-in dhe në asnjë koalicion ku në qeveri nuk është Vetëvendosje dhe ku kryeministër nuk është Albin Kurti”.

Molliqaj tha se nuk sheh asnjë kuptim të vetëm nëse Vetëvendosje heqë dorë nga ky parim ndonëse sipas tij, kjo nuk është dëshirë e partisë por vullnet i qytetarëve.