Arbëri

Shtetit i cenohen 520 prona shkaku i neglizhencës institucionale

Në Kosovë janë 84 organe të ndryshme publike, 520 pronat e paluajtshme të të cilave kanë mbetur të regjistruara në emër të ish-Jugosllavisë, të Serbisë, apo edhe në emër të Kosovës si krahinë e Serbisë.

 

Në kadastër shteti nuk figuron si pronar i tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse ka një dekadë që Kosova e ka shpallur Pavarësinë, autoritetet e shtetit nuk i kanë korrigjuar regjistrat përkatës sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike për suksedimin shtetëror, në mënyrë që këto prona të paluajtshme të regjistrohen në emër të Republikës së Kosovës. Dhe, kjo ka lënë pasoja.

Një analizë juridike bërë kësaj çështjeje, ka nxjerrë në pah disa probleme. Midis tyre, edhe rrezikun për cenimin e gjithë kësaj pasurie.

“Mungesa e korrigjimit të tillë të regjistrave në fjalë ka për pasojë pasiguri juridike rreth titullarit të ligjshëm të pronave dhe cenon pasurinë e paluajtshme të Republikës së Kosovës, duke bërë të vështirë që kjo të shfrytëzohet për nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit”, thuhet në këtë analizë, të siguruar nga “Koha Ditore”. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të gazetës)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.