Presidenti Hashim Thaçi sot ka ftuar në takim konsultativ liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, lidhur me mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.
Kohavisioni ka siguruar përmbajtjen e letrës së Thaçit drejtuar liderëve partiakë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017.
Takimi do të mbahet më 24 korrik 2017, nga ora 10:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Salla C – 301”