Hyrja e autostradës në Veternik ende e bllokuar, Zharku tregon kur rregullohet

Hyrja e autostradës në Veternik ende e bllokuar, Zharku tregon kur rregullohet

19 korrik 2017 12:39

Autostradës 800 milionëshe, ku afërsisht një kilometër i ka kushtuar 12 milionë euro, ende nuk i është vënë pika. Ajo ka ende probleme.

Ka një periudhë të gjatë kohore që hyrja në autostradë prej Veternikut të Prishtinës është ngushtuar. Shenjat tregojnë se nuk duhet kaluar në anën e majtë të hyrjes.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë për Ndërtimi.info se ky problem është diskutuar me Bechtel-Enkan, teksa tregon për shkakun.

“Kemi të bëjmë më rrëshqitje të dheut deri në 20 metra në thellësi, që thjeshtë me thënë është një rrëshqitje e dheut e paparaparë”, tha Zharku.

Sipas tij, Bechtel-Enka ka gërmuar në thellësi për të futur pilotë që stabilizojnë dheun, teksa përmend edhe afatin e kryerjes së punimeve.

“Ata kanë kërkuar një kohë, që të shohin se a po lëviz dheu. Besojmë që brenda vitit do të rregullohet”, shtoi ai.

Ndertimi.info ka pritur me shumë se dy javë për një përgjigje nga kompania Bechtel-Enka, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Kostot për rregullimin e këtij problemi do t’i mbajnë Bechtel-Enka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme