Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Takohen Thaçi, Veseli e Lushtaku

Në këto momente është duke u zhvilluar një takim mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli si dhe kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Me ta në takim është edhe një person i katërt, i paidentifikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi është duke u zhvilluar në një prej restoranteve në Prishtinë, ndërsa nuk dihen temat e këtij takimi, ndonëse mund të jenë të ndërlidhura me zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.