Arbëri

Mustafa: Qeveria, me gjithë sabotimet e shumanshme, ka bërë hapa historikë

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka vazhduar ta lavdërojë punën e Qeverisë që e ka udhëhequr, edhe pse, siç ka thënë ai, ka pasur sabotime të shumanshme, transmeton Koha.net.

Mustafa, në një postim të vetin në Facebok i ka përmendur edhe ata që ai i ka quajtur hapa historikë duke përkujtuar nënshkrimin e MSA-në, pastaj kriteret për liberalizimin e vizave të cilët ai tash i sheh të përmbushur.

Ai ka folur edhe për vizonin e qytetarëve që sipas tij janë integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO.

Ky është postimi i plotë i Mustafës.

Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës.

Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin...