Arbëri

Vuçiqi falënderon Gjermaninë me një foto me Kurtin

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar organizatorët gjermanë për takimet e së mërkurës në Berlin, teksa falënderimin e ka përcjell edhe me një foto krah për krah me kryeministrin Albin Kurti.

Vuçiqi ka postuar një foto në Twitter, ku ai shihet në mes. Në krahun e tij të djathtë është Kurti e më pas vjen emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në foto janë edhe dy zyrtarë gjermanë.

“Faleminderit organizatorëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës”, ka shkruar Vuçiqi.

Gjatë ditës së mërkurë, kancelari gjerman Olaf Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiqin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Lakçaku.