Arbëri

Zv/presidenti amerikan i kërkon Vuçiqit normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Descriptive Text

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, dje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka shprehur përkrahjen në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Dy liderët janë pajtuar se raportet bilaterale janë të rëndësishme dhe kanë shfaqur dëshirën për thellim të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Pences, transmeton Koha.net.

Pence, sipas komunikatës, ka theksuar nevojën për reforma në Serbi dhe për përparim të mëtejshëm në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Dy liderët kanë biseduar edhe për vizitën e zëvendëspresidentit Pence në Podgoricë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, së bashku me liderët tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.