Ndalimi i autobusëve të Kosovës në rrugën e Plazhit ose në rrugën “Pavarësia” është bërë nga Bashkia e Durrësit. Bashkia e qytetit bregdetar ka vendosur të mos i lejojë këta autobusë të kalojnë e të parkojnë në këtë rrugë me argumentin se krijohet kaos në trafik.
Ky vendim i Bashkisë së Durrësit është marrë në bashkëpunim me policinë e qarkullimit rrugor dhe Drejtorinë e Rrugëve dhe nga specialistët e Prefekturës së Durrësit, të cilët kanë vendosur devijimin e trafikut për pushuesit që mbërrijnë nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë që autobusët me turistë të huaj (që nuk janë nga Kosova) qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse, sipas prefektit të Durrësit, janë më të pakët në numër sesa autobusët me kosovarë.
Ky veprim i autoriteteve vendore të Durrësit shihet si i njëanshëm, arbitrar dhe antiligjor. Kjo për faktin se edhe vizitorët nga Kosova në Shqipëri emërtohen si “shtetas të huaj” sikurse ata që vijnë nga Evropa Jugore. Ndërkohë që kur vjen puna për parkimin e autobusëve u është hequr emërtimi i “huaj” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22