Miratohet përfundimisht qasja e Kosovës në Programet e BE-së

Miratohet përfundimisht qasja e Kosovës në Programet e BE-së

17 korrik 2017 19:56

Ministria e Integrimit Evropian e ka mirëpritur miratimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së nga ana e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Bruksel.

“Pas miratimit të sotëm, kjo marrëveshje kornizë e cila është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës në dhjetor të vitit kaluar do të hyjë në fuqi së shpejti dhe do të mundësojë që Kosova të jetë pjesë e 17 programeve të BE-së që ofrojnë mbështetje financiare për një gamë të gjerë përfituesish, siç janë studentët, shkencëtarët, OJQ-të, bizneset, qytetet, rajonet, mediet, artistet dhe shumë të tjerë”, thuhet në njoftimin për media të MIE-së.

Kjo ministri thotë se kërkesat e Kosovës për t’ju mundësuar qasja në këto programe janë të kamotshme dhe procesi deri te miratimi i sotëm ka qenë i gjatë, duke filluar zyrtarisht që nga viti 2009 kur Komisioni Evropian e ka rekomanduar për herë të parë.

“Padyshim, kjo do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim mes Kosovës dhe BE-së, duke përfshirë edhe pjesëtarë të ndryshëm të shoqërisë tonë në proces të bashkëpunimit me kolegët e tyre nga BE edhe rajoni. Qeveria e Kosovës në vitin e parë pas hyrje në fuqi, pra gjatë vitit 2018, ka paraparë pjesëmarrjen në katër nga këto programe në vitin në vazhdim: Erasmus +, COSME , Evropa për Qytetarë dhe Evropa Kreative”, përfundon komunikata e Ministrisë së Integrimit Evropian.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme