Kuqi: Jemi në proces të sigurimit të votave për Qeverinë Haradinaj

Kuqi: Jemi në proces të sigurimit të votave për Qeverinë Haradinaj

17 korrik 2017 17:51

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së Blerim Kuçi, ka hedhur poshtë deklaratat e deritanishme të anëtarëve të partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit PAN që ky i fundit tashmë i ka numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

Ai në një bisedë për televizionin publik ka thënë se janë në proces të sigurimit të numrave për formimin e Qeverisë Haradinaj.

“Jemi në proces të sigurimit të numrave për formimin e Qeverisë”, u shpreh Kuçi, përcjell ksp.

Ai ka shtuar se pret që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës të votojnë për Haradinajn, derisa ka shprehur bindjen se ‘disa prej miqve të Ramush Haradinajt nga subjektet e tjera politike’ ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn.

Të ngjashme