Në Tiranë ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme me ujësjellësin

Në Tiranë ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme me ujësjellësin

17 korrik 2017 14:57

Vijon aksioni për disiplinimin e situatës së ujit të pijshëm në kryeqytet. Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime janë në terren për menaxhimin e situatës dhe prerjen e çdo lidhje të paligjshme.

Këto ditë, puna e grupeve të punës është fokusuar në disa zona.

“Që nga nisja e aksionit për prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe të çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm që përdoret për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore, janë verifikuar 13.014 raste. Nga këto janë konstatuar 2325 raste të lidhjeve të paligjshme, të cilat janë prerë nga grupet e Task Forcës. Në ato raste kur grupet e Task Forcës kanë evidentuar abuzime, subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ku në total janë vendosur gjoba për 181 abonentë familjarë dhe për 103 biznese”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të ngjashme