Hoxhaj: PAN i ka numrat, Veseli, Haradinaj e Thaçi e caktojnë datën e seancës konstituive Foto: Koha / arkivi

Hoxhaj: PAN i ka numrat, Veseli, Haradinaj e Thaçi e caktojnë datën e seancës konstituive

17 korrik 2017 14:46

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas mbledhjes se kryesisë së kësaj partie ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, transmeton KTV.

Ai ka shtuar se ende nuk dihet data se kur do të bahet seanca konstituive. Hoxhaj ka shtuar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe presidenti Thaçi janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ju takon atyre që kur të piqen rrethanat të caktojnë seancën konstituive.

“Si koalicion, e përsëris, i kemi votat por a mund të ndodhë të mbahet seanca këtë jave apo javën e ardhshme nuk e di pasi iu takon Veselit, Haradianjt dhe Thaçit”, ka thënë Hoxhaj.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë nëse kreu i kësaj partie është kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Si koalicion nga ajo se çka kam kuptuar nga Veseli dhe Haradinaj është se ne i kemi numrat dhe natyrisht nuk do të shkojmë në ndonjë seancë pa e pasur shumicën e domosdoshme. Kjo është temë e mbyllur, por partneret e koalicionit duhet të hartojnë një platformë qeverisëse për të cilën besojmë se do të punojmë javën e ardhshme”, ka theksuar nënkryetari i PDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme