Shqipëria e Kosova të kenë kujdes në tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor

Shqipëria e Kosova të kenë kujdes në tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor

17 korrik 2017 14:33

Nisma për krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, kërkon kujdes në zbatim, nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu është shprehur nëpërmjet një qëndrimi publik, administratori i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, transmeton RTSH. Ai thekson se krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, vështirë të jetë i suksesshëm, nëse BE nuk mbështetet në parimin e mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare.

Po ashtu sipas Konfindustrias, Bashkimi Europian duhet të jetë i paanshëm edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliardë euro, në mënyrë që të zbuten ndryshimet e thella të sotme, në infrastrukturë dhe ekonomi midis vendeve të rajonit të Ballkanit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme