Shkodranët kundër Bashës

Shkodranët kundër Bashës

17 korrik 2017 14:29

Shtohet numri i demokratëve kundër Lulzim Bashës.

Një grup anëtarësh të degës së PD-së në Shkodër, kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë.

Ata, siç transmeton Vizion plus, thonë se ky skenar nuk duhet lejuar të ndodh, pasi në të kundërtën opozita rrezikon asgjësimin. Firmëtarët shprehen se rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, në favor të mazhorancës dhe ndëshkim ndaj opozitës, dëshmon se populli nuk ia ka falur PD-së inkoherencën e qëndrimeve, tradhtinë e kauzës, që kish mbrojtur deri atëherë, kompromisin e paqartë dhe okult të 18 majit.

Në peticion thuhet se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justifikohet, duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Të ngjashme