Në Mitrovicë u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Në Mitrovicë u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

17 korrik 2017 14:17

Në një vjetorin e themelimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Mitrovicë, me rastin e themelimit të Degës së Mitrovicës, ku u shpalos Programi Politik i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe u promovua libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, me autor Tahir Veliu-n, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, transmeton kp .

Kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu uroj të gjithë të pranishmit legalizimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Republika e Shqipërisë, me ç’rast u bëri thirrje gjitha lëvizjeve dhe organizatave kombëtare, që të bashkohen dhe të punojnë për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.

Frashër Racaj, njëri ndër nismëtarët e parë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar prezantoi Programin Politik të LSHB-së.

formimin e degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Mitrovicë pjesëmarrës ishin edhe koordinatori të Anëtarësimeve Qenan Morina dhe koordinatorët: Nga New Yorku Ilir Nikprelaj, nga Prishtina Ylli Elshani, nga Peja Jimmy Daci, nga Drenasi Muharrem Bajraktari, Alban Mulaj dhe Burim Veliu, nga Shkupi Vullnet Sadiku, nga Presheva Liridona Pajaziti, Faton Haliti dhe Nexhib Maksuti.

Koordinatoret e zgjedhur të Degës së Mitrovicës janë: Shpetim Pllana, Berat Veliu, Sadat Sylejmani, Sherif Ahmeti, Xhelazim Baliu dhe Enver Ademi.

Të ngjashme