Arbëri

Sonte në “Puls” diskutohet për degradimin dhe mungesën e sigurisë në ndërtesa

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për degradimin dhe mungesën e sigurisë në ndërtesa.

Në emision, të ftuar janë: Ramë Hamzaj - Udhëheqês i Divizionit të Banimit në Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit – MMPH; Shyqeri Kabashi - Kolegji Biznesi; Driton Tafallari - Drejtor ekzekutiv i OJQ-së Developing Together; dhe Drilon Pireva - Udhëheqës i Departamentit të Mirëmbajtjes në Ndërmarrjen Publike Banesore – Prishtinë.

1. Në çfarë gjendje janë ndërtesat në bashkëpronësi para dhe pasluftës të ndërtuara në Kosovë?

2. Kush e ka përgjegjësinë për kaosin që ekziston sa i përket mirëmbajtjes dhe pastrimit?

3. Përgjegjësia në aspektin e sigurisë në rastet e zjarrit dhe ashensorëve jofunksional dhe shumë të rrezikshëm?

4. Cila është përgjegjësia e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- komunave dhe ndërmarrjeve banesore?

5. Pse ky ligj për mirëmbajtjen e hapësirave kolektive në ndërtesat shumëkatëshe nuk ka funksionuar asnjëherë sa i përket mirëmbajtjes kolektive?

6. A ka mungesë të kulturës së banimit kolektiv në Kosovë?

7. Si e ka rajoni të rregulluar participimin dhe detyrimin për mirëmbajtjen e ndërtesave shumëkatëshe?

8. Sa janë të rrezikuar qytetarët që jetojnë në ndërtesa shumëkatëshe në rast të ndonjë zjarri?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe TV ARTA nga ora 21:40.