Me sloganin “Mbas verës, vjen Vera,” festivali “Hardh Fest” në Rahovec këtë vit do të sjellë shumë risi dhe atraksione vreshtare, verëtare, turistike dhe kulturore.
Si çdo vit edhe sivjet për ide të sloganit të “Hardh Fest” është përkujdesur dizajneri Agi Haxhimurati, transmeton Koha.net.
“Hardh Fest” do të organizohet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator. Gjithashtu edhe këtë vit, festivali organizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit dhe përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë vizitorë nga mbarë bota.
“Hardh Fest” ta zgjat verën, se “Mbas verës, vjen Vera”.
-
17 korrik 2017 12:50
-
Shpërndaje në: