Arbëri

Sot mblidhen Qeveria dhe Kryesia e vjetër e Kuvendit

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

Në njoftim thuhet se mbledhja e qeverisë mbahet më 17.07.2017 duke filluar nga ora 09:00.

Ndërkohë Kohavisioni merr vesh se sot do të mbajë mbledhje edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit, për të caktuar mbledhjen konstituive të Kuvendit.