Arbëri

Spahiu: Serbia po zbaton udhëzimet e Moskës që ta mbajë nën tension Kosovën

Spahiu: BE-ja nuk duhet të ketë rol pasiv në dialog

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ka thënë se duhet pasur parasysh atë që po ndodhë në Ukrainë pas agresionit rus, e që sipas tij, ka pasur refleksion edhe në shtetet e rajonit sidomos në Ballkan.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Serbia në njërën anë ka mbështetur Rusinë dhe Putinin dhe në anën tjetër në forume ndërkombëtare ka dënuar agresionin.

Spahiu ka thënë se është tërhequr vërejtje se mund të ketë tendosje të marrëdhënieve nga Serbia.

“Serbia nuk do të merrte guximin që të bënte aventurë të pamenduar me Kosovën, pasi ne kemi vëmendjen dhe mburojën e NATO-s. Syri dhe veshët e Evropës Perëndimore dhe SHBA-së janë në Kosovë dhe e shohin se si është situata. Serbia është duke zbatuar një pjesë të udhëzimeve të Moskës që të mbajë nën tendosje rajonin dhe sidomos Kosovën. Të krijojë një destabilizim dhe raport të paqëndrueshëm në rajon. Me këtë është duke i bërë shërbim Rusisë, pasi Serbia është deklaruar hapur se e ka mike dhe nuk e ka ndërmend t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë”, ka thënë ajo.

Sipas tij, ka qenë e pritshme që kjo të ndodhë përmes deklaratave dhe veprimeve të pamenduara të Serbisë.

Spahiu ka thënë se është fat që sulmet në veri të vendit nuk kanë të bëjnë me popullsinë serbe që janë pjesë të Kosovës.

Ai ka thënë se ata janë të ndikuar nga Beogradi dhe nuk kanë zë të pavarur.