Konfindustria kërkon maturi nga Kosova e Shqipëria në raport me Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor Foto: Reuters / ilustrim

Konfindustria kërkon maturi nga Kosova e Shqipëria në raport me Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor

16 korrik 2017 10:09

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i “Konfindustrisë”, ka kërkuar që Shqipëria dhe Kosova të jenë të kujdesshme në zbatimin e nismës së fundit të Bashkimit Evropian për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, të vendosur në takimin e nivelit të lartë në Trieste-Itali.

Krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, sipas Buxhukut, është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE duhet të mbështetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare.

“Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit”, thuhet në njoftimin për media të Konfindustrisë së Shqipërisë, raporton Koha.net.

Ky institucion thuhet se duhet të kihet parasysh se prej vitit 2013, në krye të Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është Ministri i Jashtëm serb i ish-Jugosllavisë.

takimin e Triestes, pikërisht KBR-së ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikëqyrjes së zbatimit të krijimit të Tregut të Përbashkët të Rajonit, përveç detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të dështuar CEFTA-s, etj”, theksohet më tej në këtë njoftim.

“Është e qartë se në kushtet e sotme, Serbia, për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara, do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të Rajonit në Tregun e Përbashkët të propozuar në Trieste”, vlerëson Konfindustria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme