Pacientë të shumtë, por që nuk bëzajnë. Si çdo ditë, edhe të mërkurën qetësia mbizotëronte në Klinikën e stërmbushur të Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Korridoret dhe tri salla me rreth 60 shtretër janë vazhdimisht të mbushur me njerëz. Brenda ditës aty marrin trajtim rreth 200 pacientë të prekur nga kanceri, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizjet në korridore nuk ndalen për asnjë moment. Pacientë e familjarë që presin ulur e në këmbë dhe staf mjekësor që nuk pushon së enduri nëpër korridoret e Klinikës, objekti i së cilës është lëshuar në funksion në vitin 2012.
“E përfundove”, i thotë infermierja njërës prej pacienteve që qëndron ulur në korridorin e Klinikës. “Po, por po e pres burrin”, ia kthen pacientja rreth të 50-tave. “Të dy jemi këtu. Kështu është e shkruar, duhet të përballemi”, thotë ajo. Nga lotët nuk qet zë e me një gjest me dorë bën me dije se nuk mund ta vazhdojë rrëfimin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.