Policia ia jep tenderin 1.6 milionësh kompanisë që një herë e kishte mashtruar

Policia ia jep tenderin 1.6 milionësh kompanisë që një herë e kishte mashtruar

15 korrik 2017 07:30

Ani pse Policia e Kosovës konsideron se “All Zone” para disa vjetësh e ka mashtruar këtë institucion në vlerë të qindra e mijëra eurove, e njëjta kompani ka fituar përsëri tender, por kësaj radhe për furnizim me të tjera produkte.

Gjykimi për mashtrim nuk ka përfunduar, pasi apeli e ka kthyer lëndën në rigjykim dhe ka anuluar dënimin e shkallës se parë për këtë firmë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë radhë Policia e Kosovës e ka përzgjedhur “All Zone” për “Furnizim me Jelekë Antiplumbë”.

Procesi tenderues ka zgjatur rreth dy vjet për shkak që Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar disa herë këtë tenderë bazuar në dyshime për shkelje të Ligjit të prokurimit publik...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme