Arbëri

Zeka: Nëse dështon Haradinaj, mandati i takon Kurtit

Deputeti i Nismës për Kosovën, pjesë e koalicionit PAN, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse dështon Ramush Haradinaj ta formojë qeverinë, atëherë kjo e drejtë i takon Albin Kurtit.

Postimi i Zekës në Facebook:

Të gjithë po flasim me nëse. Nëse Ramushi e formon qeverinë, nëse nuk e formon.

Juridikisht, edhe unë mundem me qenë mandatar i dytë, nëse shkojë tek presidenti me 61 nënshkrime. Mirëpo moralisht, kjo e drejtë i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka të paqartë në këtë rast.

Nëse PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse të mos bahet qeveria? Pse të mos thyhet bllokada qeverisëse qe tri vite?! Ma mirë një qeveri e keqe, se sa të mos kemi fare qeveri?!!!