Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi: S’po duket që i kanë

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, ka ironizuar me PAN-in, duke garantuar se ata nuk i kanë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Me një fjali të shkurtër në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë duket se PAN-i s’i ka numrat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“S’po duket që i kanë. Sikur t’i kishin tash do ta kishin”, ka shkruar Selimi.

Mbrëmë në Interaktiv, Shpend Ahmeti ka thënë se sikur PAN-i t’i kishte numrat siç po deklarojnë presidenti Hashim Thaçi nuk do të vononte që ta thërriste konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila më pas do t’i hapte rrugë formimit të qeverisë.