Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje mbështet protestën për Haradinajn

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbështesë protestën e së shtunës që do të organizohet në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Vazhdimi i masës që e mban të izoluar Ramush Hardinajn, nuk është cenim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare. Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt. Ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë”, thuhet më tej.

“Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër shovinizmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtarët e luftës çlirimtare”.