Arbëri

Rinumërimi në Tiranë Shpëtim Idrizit të PDIU-së i solli vetëm edhe 5 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste, nga të cilat rezultoi se kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk i takon mandati i deputetit. Partia Socialiste arrin të ruajë mandatin e 18-të në Tiranë.

“Beteja” votë për votë në secilën kuti u zhvillua për shkak se PDIU pretendonte se e kishte fituar mandatin e Idrizit që ka humbur për 37 vota, por nga rinumërimi rezultoi se ai ka marrë 5 vota më shumë se 25 qershori.