Arbëri

Ahmeti: Ka mundësi që ndërkombëtarët t’i kërkojnë Thaçit t’ia japë mandatin koalicionit VV-LAA

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes thotë se ka mundësi që ndërkombëtarët të kërkojnë nga presidenti i Hashim Thaçi që mandatin për herën e dytë t’ia japë VV-së dhe LAA-së, nëse PAN-i dështon që të krijojë qeverinë në rastin e parë.

Në Interaktiv të KTV-së, Ahmeti ka thënë se në Kosovë ka gjasë që të ketë ndikim ndërkombëtar sikurse në Maqedoni.

“Ka mundësi që ndërkombëtarët t’i kërkojnë Thaçit t’ia japë mandatin dikujt tjetër nëse i siguron 61 vota. Edhe pse nuk ka koalicion VV-LAA, nëse bëhet dhe bëjnë shumicën Thaçit do t’i kërkohet nga ndërkombëtarët që t’ia japë mandatin këtij koalicioni”, ka thënë ai.