Kohavisioni ka siguruar një mori dokumentesh që flasin për dështimin e pajisjeve të radarit e energjisë elektrike në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.
Dokumentet flasin për mungesën e një gjeneratori, e i cili e la pa rrymë Kontrollin Ajror pak kohë para së në Kosovë të aterronte nënpresidenti i atëhershëm i SHBA-së, Joe Biden.
Probleme të reja u shfaqën në fund të muajit të shkuar, kur punëtoret e Kontrollit Ajror humbën komunikimin me pilotin për rreth 1 orë.
Që nga e hëna Kohavisioni ka dërguar pyetjet në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, por nuk ka arritur të marrim përgjigje.
Kohavisioni vazhdimisht ka raportuar për problemet e shumta që ka Agjencia, qoftë në menaxhimin e financave, por edhe te problemet teknike.
Por, të pakta kanë qenë rastet kur janë përgjigjur zyrtaret e saj edhe për kundër interesimit.
-
13 korrik 2017 22:15
-
Shpërndaje në: