Arbëri

“I mundshëm konflikti Rusi - Perëndim në Ballkan”

Descriptive Text

Profesori i ekonomisë politike, historiani, sociologu dhe shkrimtari i bestsellerit "Fundi i historisë dhe njeriu i fundit", Francis Fukuyama ka tërhequr vërejtjen se mund të ndodhë konflikti i Rusisë dhe i Perëndimit në Ballkan, transmeton Koha.net.

Fukuyama, në një intervistë për javoren e Beogradit "NIN", në pyetjen se a do të mund të bëhet Ballkani arenë e konfliktit të drejtpërdrejtë ndërmjet Rusisë e Perëndimit, ai është përgjigjur:

“Kjo është gjithsesi e mundshme. Rusët tashmë çdo mendim e zhvillojnë në mënyrën luftarake. Ata mendojnë se janë në konflikt afatgjatë me BE-në e SHBA-në. Nëse nuk jemi më të vëmendshëm, kjo lehtë mund të shndërrohet në konflikt të njëmendtë. Gjithsesi, ajo që po bëjnë në botën kibernetike, praktikisht është shpallje lufte dhe ata po përzihen në institucionet bazike demokratike në shtete tjera”.