Tiranë, 13 korrik – Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Triestes ka pasur një takim edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Rama ka postuar në Facebook një video me disa pamje nga takimi me Presidentin francez, teksa shkruan: “Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa një një postim tjetër, Rama thekson se Samiti i Triestes ishte mjaft inkurajues për rajonin dhe Shqipërinë.
“Një Samit inkurajues për ecurinë europiane të rajonit dhe po ashtu për Shqipërinë, që këtë herë është e para në listën e projekteve të fituara për financim”, shkruan kryeministri Rama.