Me kërkesë të dy partive më të mëdha, PDK dhe LDK, është ndërprerë seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës , transmeton koha.net.
Seanca është ndërprerë në shenjë solidarizimi me Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë me fletë arrest të Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca do të vazhdojë të mbahet të hënën, në orën 10.
Më parë përfaqësues të Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, kishin qëndruar në vendin e mysafirëve në sallën plenare dhe kishin kërkuar që të ndërpritet seance e Kuvendit të Kosovës, si shenjë proteste për vendimin e Gjykatës së Francës për Ramush Haradinaj.