Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Naser Osmani: Pa prezencën e gjithë Bordit të AKP-së nuk deklarohem

Pesëmbëdhjetë muaj pasi ka filluar gjykimi kundër deputetit të LDK-së, Naser Osmanit dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë për korrupsion, gjykimi është kthyer në pikën zero. Ndryshimet në përbërjen e trupit gjykues pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë bërë që të përsëriten procedurat gjyqësore, shkruan sot Koha Ditore.

I pyetur për të dytën herë rreth fajësisë, Osmani ka thënë se nuk do të deklarohet, derisa të jetë prezent i tërë Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ka konsideruar se për vendimet për të cilat akuzohet se i ka votuar në kohën sa ishte pjesë e Bordit të AKP-së, nuk ka pasur përgjegjësi vetëm ai dhe i akuzuari tjetër, Bahri Shabani, por edhe gjashtë anëtarë të tjerë të Bordit, të cilët nuk janë pjesë e aktakuzës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një karrige prapa Osmanit, të mërkurën ka qenë i ulur kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Mirëpo, për shkak të kohës së kufizuar, dëshmia e tij është shtyrë për muajin shtator.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.